Gërvalla: Kosova mbetet e përkushtuar për të shërbyer si forcë për paqe
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-SchWarz ka shkruar sot për takimin që kanë pasur bashkë me kryeministritn Albin Kurti me ambasadorët e akredituar në Kosovë pas sulmit terrorist në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gërvalla ka thënë se i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të denoncojë veprimet shtetërore serbe bremda Kosovës.
“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të denoncojë fuqishëm veprimet destabilizuese të institucioneve shtetërore serbe dhe degëve brenda Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Kryediplomatja kosovarë ka thënë se në takim kanë theksuar se institucionet e Kosovës edhe një herë treguan përkushtimin e tyre për profesionalizëm dhe maturi.
“Qeveria përsëriti përkushtimin e saj të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim, duke ruajtur integritetin tonë territorial dhe sigurinë kombëtare”, ka shtuar ministrja.
“Ne theksuam përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe përpjekje të koordinuara me partnerët dhe aleatët tanë. Kosova mbetet e përkushtuar për të shërbyer si forcë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka përfunduar kryediplomatja Gërvalla.
Yesterday, together with PM @albinkurti we hosted the ambassadors and diplomats accredited to the Republic of Kosova.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 28, 2023
The primary focus of this crucial meeting was to address the recent terrorist attack on the Kosova Police.
🧵 pic.twitter.com/WMwbbveOd2
(Kosova Sot Online)