QKUK mbetet pa rrymë pas incidentit me zjarr, OMK njfoton se nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

  • E.k /
  • 29 September 2023 - 11:16
QKUK mbetet pa rrymë pas incidentit me zjarr, OMK njfoton se nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

Qendra Klinike Universitare ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një lokal, përcjell “Kosova Sot Online”.

Oda e Mjekëve të Kosovës, njofton se si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike nuk do të mund të ofrojnë shërbime administrative që lidhen me pajisjet elektronike deri sat ë rregullojnë problemin në fjalë.

“Ju njoftojmë se për shkak të incidentit që ka ndodhur sot në QKUK, kemi mungesë të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të ju ofrojmë shërbime administrative që ndërlidhen me pajisjet elektronike, deri në rregullimin e këtij problemi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)