Pamje nga bastisja në banesën e vilën e Radojiçiqit, Sveçla: Bëhet fjalë për një Pablo Escobar të rajonit

  • E.k /
  • 29 September 2023 - 14:25
Pamje nga bastisja në banesën e vilën e Radojiçiqit, Sveçla: Bëhet fjalë për një Pablo Escobar të rajonit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja që është bërë sot në banesën e Milan Radojiçiq, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Sveçla ka shkruar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht.

Sveçla ka thënë se nga pamjet në fjalë “dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)