Albin Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

  • E.k /
  • 29 September 2023 - 15:17
Albin Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me Avda Avdiq për Istraga.ba, ka thënë se Moska ndoshta fshihet pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Kurti shtoi se e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”.

(Kosova Sot Online)