Kurti: Ja nga kush erdhi ideja e Asociacionit

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 23:05
Kurti: Ja nga kush erdhi ideja e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane, “Neue Zurcher Zeitung”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në lidhje me këtë temë, Kurti ka theksuar se ideja e Asociacionit u soll në Kosovë nga Serbia.

“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës” – deklaroi Kurti.


(Kosova Sot Online)