Shqetësimi amerikan për ushtrinë serbe, Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 12:09
Shqetësimi amerikan për ushtrinë serbe, Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

Ambasada e SHBA-së në Serbi ka shpërndarë njoftimin e sekretarit Antony Blinken për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me situatën e tensionuar dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit, transmeton "Kosova Sot Online".

Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.

„Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Beograd.

(Kosova Sot Online )