Lexoni edhe:
Me shpalljen e ditës së zisë për terroristët e vrarë , Aleksandër Vuçiq e dëshmojë se ai ishte urdhërdhënësi i aksionit dhe ngjarjes tragjike
Chelsea është klubi rekordmen i merkatos. Presidenca nuk është kursyer aspak në përforcimin e skuadrës, duke shpenzuar 1.2 miliardë euro në 18 muajt e fundit, transmeton "Kosova Sot Online".
Blerja pafund, shumë prej tyre pa asnjë farë kriteri dhe thjesht me “fiksimin” për t’u futur në garën me klube të tjera dhe për të mos lejuar përforcimin e tyre.
Investime të çmendura, kontrata të gjata, por asnjë fryt në fushën e blertë. Sezoni i fundit u mbyll keq, i riu ka nisur edhe më keq, por trajneri Mauricio Pochettino nuk dorëzohet.
Dhe sheh zgjidhje në merkaton e janarit për të shijuar dhuratat e radhës nga pronarët. “Blutë e Londrës” kanë arritur vetëm një fitore në gjashtë takimet e para në Premier League.
“Ne kemi nevojë për disa përforcime”, bën thirrje Pochettino. Trajneri argjentinas po pret me padurim merkaton dimërore për të firmosur me emra të rinj. “Ne tashmë po punojmë për seksionin e ardhshëm të merkatos, janarin. Në të njëjtën kohë po punojmë edhe për të rikuperuar të dëmtuarit.
Duke nisur nga Nkunku, i cili me siguri do të na japë më shumë forcë me golat që do të shënojë”, u shpreh 51-vjeçari.
(Kosova Sot Online )