Shaip Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 km nga Marrëveshja e Kumanovës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shkruar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kamberi thotë se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.
Sipas tij, nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.
Secretary Blinken clearly said "withdraw the army from the Kosovo border". Vucic must decide.
— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 30, 2023
Failure to comply may result in reinstatement of the Ground safety Zone. The Kumanovo Agreement enables this.
(Kosova Sot Online)