Sveçla e Hoxha: Terreni dhe përgatitja e tyre ua mundësuan tërheqjen terroristëve

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 17:50
Sveçla e Hoxha: Terreni dhe përgatitja e tyre ua mundësuan tërheqjen terroristëve

Për të dëshmuar me video se grupi i armatosur terrorist ishte përgatitur mirë për sulmin dhe se përmes tyre Serbia planifikonte aneksimin e veriut të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, dolën në një konferencë për media, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të pyetur se si autorët mundën të iknin, Sveçla dhe Hoxha patën përgjigje, por mohuan se me ta kishte negocim për këtë.

“Abolutisht nuk kishte kurrëfarë negocimi”, tha Sveçla.

“Tërheqja e atyre është bërë edhe për shkak të terrenit jashtëzakonisht të rëndë”, tha ai, duke shtuar se në atë zonë ka “male të larta me shumë vegjetacion” dhe se “kjo ua ka mundësuar tërheqjen”.

“Edhe përgatitja e tyre ushtarake…”, tha gjithashtu ministri.

Edhe drejtori i Policisë, tha se për tërheqjen e tyre nuk kishte “asnjë komunikim”.

“Asnjë komunikim dhe asnjë tentativë s’ka pasë për t’i krijuar dikujt korridor me u tërheq”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)