
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”, transmeton "Kosova sot Online".
“Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë”, ka thënë Petkoviq në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Atë ditë, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur, dhe për pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pasi janë zënë në pritë të patrullës policore, sulmuesit janë strehuar në një manastir të fshatit, nga ku kanë vazhduar konfrontimin me policinë.
Tre prej sulmuesve janë vrarë.
Petkoviq ka thënë të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i lidhur me detajet e autopsisë së tre shtetasve serbë.
“Çështja e autopsisë është vendimtare”, ka thënë Petkoviq.
(Kosova Sot Online )