Musliu alarmon pas raportimit të shefit të AKI-s: Serbia po ndërton bazë të re ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

  • S.A /
  • 02 October 2023 - 12:28
Musliu alarmon pas raportimit të shefit të AKI-s: Serbia po ndërton bazë të re ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në takim me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, është biseduar siguria në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Musliut, siguria e vendit do të jetë mbi interesat partiake, duke shtuar se AKI-ja së bashku me forcat e rendit kanë qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit. 

“Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI së bashku me forcat e rendit në krye të detyrës në mbrojte të vendit. E kam potencuar se siguria e vendit është mbi interesat partiake. Kishte pretendim të mbajtjes së tensioneve dhe të krijonte tensione në Kosovë”, tha Musliu.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”.

Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Por, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”.

(Kosova Sot Online )