Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë pasi kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 19:55
Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë pasi kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri

Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri, Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën. Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë “tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës.” Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW:  “Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet.”

Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e  forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it. “Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”. Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual.  

(Kosova Sot Online)