Albin Kurti pret ndëshkimin e Serbisë në debatin e Parlamentin Evropian

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 10:51
Albin Kurti pret ndëshkimin e Serbisë në debatin e Parlamentin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që “siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit” të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”

Për debatin e jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, Kurti tha se pret diskutime për sigurinë e Kosovës.

“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)