7 ditë pas sulmit në veri, AKB thotë se Kosova ka pasur një humbje të qarkullimit të brendshëm për 20 milionë euro
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie me temën “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Aleanca e ka përcjellë nga afër situatën e krijuar nga sulmi, i cili i ka shkaktuar Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm.
“Konsumi i përgjithshëm ra për 4%. Bizneset ulën aktivitetetin e tyre deri në 10%. Vizitat turistike e familjare ra për 50%. Shitja e patundshmërisë ra për 50%. Interesimi për investime të huaja ishte 0%. Kosova ka pasur një humbje të qarkullimit të brendshëm për 20 milionë euro”, tha Shahini.
(Kosova Sot Online)
