Shefi i Zyrës së BE-së në Veri pas sulmit terrorist, kërkon kontribut për ulje tensionesh në këtë moment kritik

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 15:12
Shefi i Zyrës së BE-së në Veri pas sulmit terrorist, kërkon kontribut për ulje tensionesh në këtë moment kritik

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, sot ka vizituar veriun e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Szunyog ka thënë se përgjatë kësaj vizite ka dëgjuar perspektiva të ndryshme për situatën në terren derisa ka bërë thirrje që aktorët vendas të kontribuojnë në uljen e tensioneve në këtë moment kritik.

“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë aktorët vendas në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)