Para ardhjes së 200 ushtarëve shtesë britanikë Abbott dhe Hovenier shfaqen në Bondsteel

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 14:54
Para ardhjes së 200 ushtarëve shtesë britanikë Abbott dhe Hovenier shfaqen në Bondsteel

Kampin ushtarak të Bondsteel, e kanë vizituar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata janë takuar me ushtarët britanikë, të cilëve do t’iu bashkohen edhe 200 trupa të tjerë shtesë në ditët në vazhdim si rezultat i ngjarjeve në veri të Republikës së Kosovës.

Abbott ka shkruar se në këtë kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, është i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott. 

(Kosova Sot Online)