Aksident i rëndë në vendin e quajtur Portëz, vetura përfundon në kanal

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 15:47
Aksident i rëndë  në vendin e quajtur Portëz, vetura përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Patos në vendin e quajtur Portëz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrën dhe si pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbuluar se si ka ndodhur aksidenti.

Fatmirësisht në këtë aksident ka patur vetëm dëme materiale.

(Kosova Sot Online)