Pse ende po vazhdon regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat veriore?

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 20:41
Pse ende po vazhdon regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat veriore?

Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë të mërkurën në veturat që qarkullonin në Zveçan e në Mitrovicë të Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Është duke vazhduar regjistrimi i veturave me targa ilegale KM në komunat në veri. Qendrat e kontrollimit të automjeteve “Start” dhe “Volan”, në Leposaviq dhe Qendra “AUTO-S”, në Grabovc të Zveçanit po e japin këtë shërbim.

Sipas burimeve, qytetarët serbë i dërgojnë aty veturat me regjistrim të skaduar dhe pastaj, pas kryerjes së kontrollit të tyre, një person i autorizuar i përcjell dokumentet në Rashkë të Serbisë për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot Online)