“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, Berisha: Deklaratë skadaloze nga Rama, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 10:58
“Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, Berisha: Deklaratë skadaloze nga Rama, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e Ramës në intervistën për Financial Times, ku tha se “veriu i Kosovës është kthyer në tokë të askujt”, përcjell "Kosova Sot Online".

Berisha e ka cilësuar deklaratën skandaloze.

“Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo”, tha Berisha.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata superskandalooze e Ramës se Kosova e Veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo. Po tju pyes unë ju; pse derdhi gjakun, fali jetën, Afrim Bunjaku, ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rreggulli. Ku u zhvillua një betejë me grupet terroriste të nisura nga Vucic dhe të kryesuara nga Radojicic? Në tokën e zotërve të saj. A mund një KRIMministër të bëjë një deklaratë të tillë. Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklaratat e turpshme këtu përpara,. Dostoevsky thotë: Njeri që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homosapians. Ndaj zonja Nikolla, debate duhet të zhvendoset”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)