Prizren: “Do ta paguani me jetë”, arrestohet i dyshuari që kërcënoi policët

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 11:26
 Prizren: “Do ta paguani me jetë”, arrestohet i dyshuari që kërcënoi policët

Një person është arrestuar dje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se është ndaluar për kundërvajtje dhe nuk ka zbatuar urdhërat policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.

Ai pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)