Michel flet për Kosovën e Serbinë: Konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë, por janë probleme për kontinentin tonë

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 15:07
Michel flet për Kosovën e Serbinë: Konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë, por janë probleme për kontinentin tonë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, foli për konfliktet në Europë, duke përmendur edhe atë aktual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se konfliktet janë problem për gjithë kontinentin dhe jo vetëm për ata që janë të përfshirë.

“Besoj që kjo platformë e Komunitetit Politik Europian ka një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre, në Transcaucasia (Armenia dhe Azerbajxhani) dhe ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sepse konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë direkt, por janë probleme për rajonin dhe për kontinentin tonë. Dhe ne duhet të përdorim këtë platformë që të ndërtojmë më shumë besim në mes nesh”.

(Kosova Sot Online)