Plenkoviq: Pa reagim të BE-së nuk mund të kalojë agresioni i Serbisë në Kosovë

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 15:31
Plenkoviq: Pa reagim të BE-së nuk mund të kalojë agresioni i Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, foli për mediat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u pyet për sanksionet ndaj Serbisë pas agresionit në Kosovë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku.

Plenkoviq tha se kjo situatë nuk mund të kalojë pa reagim.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim, që është mirë, javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është reagimi i BE-së, do të presim një raport se si do të reagojnë në këtë incidentin e rëndë dhe këtë minikrizë që ndodhi në Banjskë. Nuk mund të kalojë kjo situatë pa reagim”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

(Kosova Sot Online)