Skenderaj: Zhduket një grua me foshnjën gjashtë muajshe, rastin e raporton në Polici kunati i saj

  • E.K /
  • 06 October 2023 - 09:28
Skenderaj: Zhduket një grua me foshnjën gjashtë muajshe, rastin e raporton në Polici kunati i saj

Një grua është raportuar në Polici se është zhdukur me foshnjën gjashtë muajshe në Skenderaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ankuesi i cili ka raportuar se më datën 4 tetor nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30. Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)