
Osmani shtrëngon duart me Zelenskyn: Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me homologun e Ukrainës, Volodymir Zelensky, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!”, ka shkruar Osmani.
Ky takim u zhvillua në Granada të Spanjës, ku po mbahet Samiti I Komunitetit Politik Evropian.
(Kosova Sot Online)