Kurti takohet me Szunyog, flasin për hetimet rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 11:55
Kurti takohet me Szunyog, flasin për hetimet rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot është takuar me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti dhe Szunyog kanë folur për hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorëve të sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, procesin e Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit.

Lidhur me këtë raport, Szunyog e ka njoftuar Kurtin për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

(Kosova Sot Online)