Bërnabiq po gënjen, pretendon se Vuçiqi arriti të largojë rrezikun e menjëhershëm të vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 12:15
Bërnabiq po gënjen,  pretendon se Vuçiqi arriti të largojë rrezikun e menjëhershëm të vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se “si duket” presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur të largojë rrezikun imediat për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë në Granada, transmeton "Kosova Sot Online".

“Mesazhi më i rëndësishëm për të gjithë qytetarët tanë është se presidenti Vuçiq në Granada arriti të sigurojë që Serbia të ruhet”, tha Bërnabiq në programin e mëngjesit në TV Pink.

Ajo tha se “kohët janë ende të vështira dhe se kriza nuk ka kaluar, se po vijnë presione nga rajoni, në radhë të parë nga Kroacia, që situata në Kosovë të shfrytëzohet për të vendosur sanksione ndaj Serbisë”.

Bërnabiq, duke iu referuar sulmit terrorist në Banjska si incident, tha se pas 24 shtatorit “Prishtina ka lëshuar një ortek dezinformatash për të shfrytëzuar tragjedinë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë, por se Vuçiq ka arritur ta ndalë atë ortek dhe ta stabilizojë situatën”.

Ajo shtoi se “Prishtina është në ofensivë diplomatike dhe po kërkon sanksione, por kjo nuk është befasi”.

Bërnabiq u përpoq të thoshte se vendi i saj është për paqe, ndërsa është kryeministri i Kosovës ai i cili po “gjeneron dhunë kundër serbëve në Kosovë” e që, sipas saj, mbetet e pandëshkuar.

Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj për mediat ndërkombëtare dje në Granada të Spanjës ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian se Serbia duhet të sanksionohet për aktin e agresionit kundër Kosovës dhe se këtë kërkesë do t’ia parashtrojë edhe udhëheqësve europianë në takimet me ta.

(kosova Sot Online )