Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 14:16
Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministrat e Qeverisë sot kanë refuzuar që të ju përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve të cilët nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili ka thënë se kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit.

“Pyetjet parlamentare janë instrumenti më i zakonshëm i mbikëqyrjes parlamentare ndaj punës së qeverisë. Kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit, pavarësisht zhvillimeve tjera. Sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë. Caktimi i një seance vetëm për pyetje parlamentare, e pastaj refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)