Gërvalla: Kosova është shtet i pavarur, kërkojmë nga të gjitha shtetet ta respektojnë këtë fakt

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 16:41
Gërvalla: Kosova është shtet i pavarur, kërkojmë nga të gjitha shtetet ta respektojnë këtë fakt

 Kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama “që KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës”, është shprehur sërish zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Institucionet tona e kanë treguar sa janë të përgatitur për t’i dalë Zot vendit, tha Gërvalla në një deklaratë për mediat pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot në Tiranë.

“E kanë menaxhuar me profesionizëm. Të jashtëzakonshëm. Kosova është shtet i pavarur. Ashtu sikurse nga Serbia të njohë Kosovën, kërkojmë nga të gjitha shtetet ta respektojnë këtë fakt dhe të mos bëjnë deklarata të pamatura”.

(Kosova Sot Online)