Musliu-Shoshi i reagon Bashës: Kot mundohesh me ofendu Drenicën, shenjë nuk na leni

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 14:38
Musliu-Shoshi i reagon Bashës: Kot mundohesh me ofendu Drenicën, shenjë nuk na leni

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar ndaj deputetit të LVV-së, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se Basha kot mundohet më partinë e tij me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj.

“Historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten”, ka shkruar Basha.

“Dimal Basha, kot mundohesh ti bashkë me partinë tënde me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj! Shenjë nuk na leni sepse historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten! Vazhdo bëja avokatin Albinit se ka mbet i ngujuar në Kosovë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)