Nga tërmeti në Afganistan mijëra persona besohet se kanë vdekur

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 10:12
Nga tërmeti në Afganistan mijëra persona besohet se kanë vdekur

Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar më 8 tetor në perëndim të Afganistanit, një ditë pas një serie të tërmeteve të fuqishme që shkaktuan dëme të mëdha dhe vranë deri në 2.000 persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo po konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur Afganistanin në vitet e fundit.

Numri i viktimave pas tërmetit prej 6.3 shkallësh mbetet i paqartë, pasi ka vlerësime të ndryshme.

Në orët e vona të 7 tetorit, Kombet e Bashkuara thanë se sipas vlerësimeve paraprake, 320 persona kanë vdekur. Por, më pas thanë se numri i viktimave është ende duke u verifikuar.

(Kosova Sot Online)