Radomiroviq pretendon se Lista Serbe ka keqpërdorur shumë para nga buxheti i Kosovës

  • E.k /
  • 09 October 2023 - 14:02
Radomiroviq pretendon se Lista Serbe ka keqpërdorur shumë para nga buxheti i Kosovës

Radojica Radomiroviq, zv. ministër në Qeverinë Kurti ka publikuar disa dokumente me të cilat thotë se ka fakte që Lista Serbe ka zhvatur buxhetin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij janë dy raste të ndara që sipas tij, LS ka keqpërdorur disa para që janë nga buxheti i Kosovës për një jetë më të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.

Radomiroviq thotë se anëtarë të kësaj partie Slavko Simiq dhe Ivan Milojeviq kanë keqpërdorur edhe më herët fondet e Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)