Për thellim të raporteve bilaterale Osmani vizitë zyrtare në Kroaci

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 15:47
Për thellim të raporteve bilaterale Osmani vizitë zyrtare në Kroaci

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanović ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković, thuhet në njoftim.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë

(Kosova Sot Online)