Kurti shkruan nga Liverpool-i: Fola për pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 13:01
Kurti shkruan nga Liverpool-i: Fola për pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar nga dita e parë dhe e dytë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në Liverpool, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti thotë se laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momenteve më historike të vendit.

Kurti ka shkruar se si folës kryesor në drekën me Partitë Simotra të mund të prezantonte qeverisjen social-demokrate në Kosovë.

“E krahas tyre, edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen.”

(Kosova Sot Online)