Glauk Konjufca takon presidenten e Bundestagut, Bärbal Bas

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 14:03
Glauk Konjufca takon presidenten e Bundestagut, Bärbal Bas

Kryeparlamentari, Glauk Konufca, është takuar me presidenten e Bundestagut gjerman, Bärbal Bas, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja Bas, para nisjes së takimit e ka njoftuar kryetarin Konjufca me ambientet e Bundestagut dhe numrin e madh të deputetëve që janë në Bundestag.

Para saj, Konjufca u takua me Komisionin për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth dhe anëtarët e tjerë këtij komisioni.

(Kosova Sot Online)