Delegacioni i NATO-s në FSK, në fokus situata në veri

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 14:44
Delegacioni i NATO-s në FSK, në fokus situata në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e kanë siguruar ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus se Kosova do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së për mbrojtjen e territorit të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu Maqedonci e Jashari thanë se do të vazhdojnë me mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe operacionet e mbështetjes së paqes në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë me KFOR-in.

Gjithashtu, ministri Maqedonci shprehu vendosmërinë e Kosovës për orientimin euroatlantik, drejt vlerave të vendeve perëndimore, për bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n në dhënien e kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe globale.

(Kosova Sot Online)