“Po na sulmojnë, mami të dua”, historia tragjike e çiftit britaniko-gjerman që u vranë në Izrael

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 08:23
“Po na sulmojnë, mami të dua”, historia tragjike e çiftit britaniko-gjerman që u vranë në Izrael

Historitë tragjike që vijnë nga Izraeli duket se nuk kanë fund.  Danny Darlington një britanik që rezulton i zhdukur dhe e dashura e tij 22-vjeçares Caroline Ball nga Gjermania, të cilët postuan një selfie disa orë para se të humbisnin në një masakër të përgjakshme nga Hamasi të shtunën.

Miqtë dhe familja njoftuan të dielën në mbrëmje se Caroline kishte vdekur në një sulm terrorist.

Motra e Caroline Ball, postoi në Instagram se familja mësoi për vdekjen e Danny dhe Caroline nga miqtë në Izrael.

“Caroline dhe Danny vdiqën në një sulm terrorist. Zemrat tona janë thyer, falenderojmë më të thellë ata që u përpoqën aq shumë për ta gjetur dhe për të na dërguar informacione dhe kontakte,” ka shkruar Anja Pakezi.

Sipas Daily Mail, fotografi britanik jetonte me vajzën në Berlin dhe javët e fundit ata kishin shkuar në jug të Izraelit, sipas dhëndrit të Caroline Ball, Sam Pasquesi.

Ky i fundit pretendon se familja e tij mësoi lajmin e hidhur të dielën në mbrëmje nga një burrë që punonte në kibuc se të dy ishin të vdekur dhe trupat e tyre të identifikuar.

(Kosova Sot Online)