Prizren: Plagoset një person pasi qëllohet me revole, arrestohen dy persona

  • E.k /
  • 11 October 2023 - 08:58
Prizren: Plagoset një person pasi qëllohet me revole, arrestohen dy persona

Një person është plagosur dje në Prizren pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë dy persona tashmë janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me gjashtë fishekë.

Kurse, rasti rasti është duke u hetuar.

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)