Ministrat e NATO’s diskutojnë nesër për situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 10:38
Ministrat e NATO’s diskutojnë nesër për situatën në Kosovë

Një takim i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s do të zhvillohet sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Derisa për herë të parë në selinë e NATO-s shkoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg i tha Presidentit Zelensky se lufta e Ukrainës është edhe luftë e NATO-s dhe i konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në NATO.

“Lufta juaj është lufta jonë, siguria juaj është siguria jonë dhe vlerat tuaja janë vlerat tona. Dhe ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Ne do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dhe do të ndihmojmë Ukrainën të shkojë drejt anëtarësimit në NATO”.

Tema për ngjarjet në Kosovë pas sulmit terrorist do të jetë në agjendën e ditës së nesërme, siç ka njoftuar zëdhënësi i NATO-s, Dylan White.

(Kosova Sot Online)