Vuçiq takohet me admiralin Munsch: Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 11:01
Vuçiq takohet me admiralin Munsch: Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot ka takuar komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij takimi, Vuçiq ka kërkuar që KFOR të mbajë pozicion neutral ndaj statusit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Vuçiqi ka thënë se ka shpehur shqetësimin për situatën e komunitetit serb në Kosovë.

“Shpreha shqetësimin serioz për përkeqësimin drastik të situatës tashmë të vështirë të komunitetit serb në Kosovë, mbështesim angazhimin e KFOR-it në zbatimin e rreptë, të plotë dhe të paanshëm të mandateve të bazuara në Rezolutën 1244 të OKB-së, si dhe të presim që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit dhe të veprojë në mënyrë proaktive drejt qëllimit duke parandaluar çdo shqetësim të situatës së sigurisë në terren”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

(Kosova Sot Online)