Stoltenberg: Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë

  • E.k /
  • 11 October 2023 - 11:24
Stoltenberg: Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka tthënë se është e rëndësishme rritja e prezencës së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai këtë deklaratë e bëri sot në një prononcim për media kur njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën.

“Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.

“Diskutimet e nesërme (e enjte 12 tetor 2023) do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës,” thuhet në komunikatën e NATO-s sot.

(Kosova Sot Online)