Ramabaja: Janë bërë bajate ndarjet e dekoratave për heronj

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 22:00
Ramabaja: Janë bërë bajate ndarjet e dekoratave për heronj

Janë bërë bajate ndarjet e dekoratave për heronj, ka deklaruar analisti Sadri Ramabaja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja tha se është në pikëpyetje nëse e meritojnë disa nga ata që kanë marrë medaljet e heroit.

“Sepse ne kemi prodhuar shumë heronj dhe kemi prodhuar shumë tradhtarë, se kjo çështja e tradhtarëve është e tepruar. Por edhe çështja e heronjve e keni parë që është tepruar shumë, vetëm presidentët tanë pasluftës sa dekorata për heronj kanë dhënë janë bë bajate sepse brenda ditës i jepet medalja e heroit për Fehmi Lladrovcin dhe po brenda ditës i jepet dikujt që është shumë në pikëpyetje se a e meriton a jo. Do të duhej të analizohej shumë”, tha Ramabaja

“Kush pëson këtu, pëson e mira e përgjithshme. Pëson ajo që do të duhej ta kishim si ideal”, shtoi ai.

“Vitet e 80-ta kanë pasur si ideal Republikën, vitet e 90-ta e kanë pas ideal çlirimin, vitet pasluftës duhet ta kenë funksionalizimin e Republikës dhe demokratizimin e shoqërisë. Të gjithë përfitojnë nga këto dy procese”, tha ai.

(Kosova Sot Online)