Kosova nënshkruan marrëveshje për ujërat me Zvicrën në vlerë milionë euro

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 15:36
Kosova nënshkruan marrëveshje për ujërat me Zvicrën në vlerë milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike i Qeverisë Zvicerane kanë nënshkruar sot marrëveshje për projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë”, në vlerë totale prej 9 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ky projekt adreson forcimin e kapaciteteve të Kompanive Rajonale të Ujit në ofrimin e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, e në mënyrë specifike reduktimin e ujit të pa faturuar, efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme.

“Tutje, projekti i ujërave adreson rritjen e performancës operacionale të KRU-ve, e cila pastaj kontribuon në ofrimin e shërbimeve më të mira e me cilësi të lartë për qytetarët, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare për KRU-të.”

(Kosova Sot Online)