Policia e Malit të Zi kanë parandaluar një likuidim, u gjetën maskat që ishin planifikuar të përdoreshin në krim

  • E.k /
  • 13 October 2023 - 10:23
Policia e Malit të Zi kanë parandaluar një likuidim, u gjetën maskat që ishin planifikuar të përdoreshin në krim

Zyrtarë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” – Departamenti i Sigurisë së Budvës, mbrëmë gjatë kryerjes së aktiviteteve planifikuese për kontroll të shtuar të anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale dhe personave operativisht interesant, kanë penguar likuidimin dhe kanë arrestuar M.A. (34) nga Armenia, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Policia e Budvës mbrëmë rreth orës 22:30 ka konstatuar një veturë “VW Polo” me targa të Barit në rrugën Slovenska dhe ka vazhduar në kontroll. Vetura e përmendur është ndalur në një parking të dheut në një rrugë pa rrugëdalje para syve të policëve dhe menjëherë pas ndalimit, tre persona kanë dalë papritur nga vetura dhe janë larguar me vrap. Me këtë rast, efektivët e policisë janë kapur me një person. Menjëherë janë njoftuar të gjitha njësitet policore në dispozicion të dërguara në këtë pjesë të Budvës së bashku me zyrtarët e policisë kriminale”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)