Pamje prekëse me rroba të shpërndara kudo! S’dihet fati i personave që braktisën makinën në kufi të Gazës

  • S.A /
  • 13 October 2023 - 12:22
Pamje prekëse me rroba të shpërndara kudo! S’dihet fati i personave që braktisën makinën në kufi të Gazës

Një makinë tjetër e braktisur është gjendur përgjatë territorit, ku forcat izraelitë po vazhdojnë operacionin e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Siç raporton gazetari i TCh Artur Bibe, në vendngjarje shihet një makinë e cila është e mbushur plot me bagazhe, dhe shumë prej rrobave janë të përhapura në rrugë. Duket qartë që një sulm ka ndodhur, por nuk dihet fati i këtyre personave që ndodheshin në makinë, nëse kanë shpëtuar, janë vrarë, apo janë marrë peng.

“Një tjetër makinë e braktisur prej pjesëmarrësve në festival. Tani po bëhet verifikimi i personit që ka makinën përmes siguracionit, për të marrë vesh nëse është i gjallë apo nuk jeton më. Është një detyrë në të cilën autoritetet janë detyruar ta bëjnë për të evidentuar fiks numrin e personave të cilët janë vrarë gjatë sulmit, por edhe për të gjetur se sa mund të jenë pengjet e marra në këtë zonë. Pati shumë pjesëmarrës të cilët u sulmuan nga ekstremistët e Hamasit, dyshohet se në këtë zonë janë marrë disa persona peng, ndaj po verifikohet nëse personat në fjalë jetojnë, shpëtuan, apo janë marrë peng”, shprehet gazetari Bibe.

(Kosova Sot Online )