Bajrami: Nuk është aspak mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 14:57
Bajrami: Nuk është aspak mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë një reagim lidhur me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës, teksa e ka fajësuar Qeverinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thëksuar se nuk është aspak mirë që nuk po votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Tutje, Bajrami tha se janë mijëra projekte që burim të financimit e kanë buxhetin e Kosovës e të cilat kanë ngelë vetëm në letër.

Bajrami ka thënë se nga 177.9 milionë euro kredi ndërkombëtare të ratifikuara ndër vite, kjo Qeveri s’ka arritur të shpenzojë asnjë euro deri në fund të vitit 2022. Për këtë shifër, ajo i është referuar Zyrës Kombëtare të Auditimit.

(Kosova Sot Online)