Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 16:00
Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë Belge, Grégoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe  përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.

Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Republikën e Kosovës.


(Kosova Sot Online)