FSK-ja merr pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes në SHBA

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 20:26
FSK-ja merr pjesë në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes në SHBA

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,  Shefi Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Washington DC.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, gjeneral Qeriqi është takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes.

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton, ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga SHBA, ku synimi i KOMFSK-së, është që Ushtria e Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë” thuhet në një postim të FSK-së në Facebook..

(Kosova Sot Online)