Ferizaj: Burri raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 09:31
Ferizaj: Burri raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

Një grua është zhdukur në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një burrë nga Ferizaji ka raportuar në Polici se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia ka njoftuar se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“PERSON I ZHDUKUR – Ferizaj 12.10.2023-19:00. Me 13.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)