Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, Nuk ka ende pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 14:35
Deputetja britanike: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, Nuk ka ende pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se janë bërë dy javë që kur Milan Radoiçiq e ka pranuar fajin për sulmin e 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës, ndërkohë që nuk ka pasur pasoja për Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kearns thotë se kjo po ndodh edhe përkundër glorifikimit që Serbia ua ka bërë terroristëve me shpalljen e ditës së zisë.

“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie.Ai mbetet i lirë në Serbi.

Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)