Arifi: Në Washigton se gjeta as zyrën e kompanisë e as Faton Bislimin, në adresë gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare

  • E.k /
  • 14 October 2023 - 15:01
Arifi: Në Washigton se gjeta as zyrën e kompanisë e as Faton Bislimin, në adresë gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare

Kreu i Preshevës, Shqipërim Arifi, i është rikthyer çështjes së kompanisë lobuese të Faton Bislimit, transmeton "Kosova Sot Online".

Arifi në një video të publikuar në profilin e tij, pretendon se gjatë vizitës së tij në Washington ka vizituar pikërisht adresën që Bislimi e ka dhënë si adresë të kompanisë “Washington International Affairs”.

Kreu i Preshevës ka thënë se duke qenë se Bislimi ka marrë 125 mijë euro nga Fondi Për Luginën, atëherë e ka parë të domosdoshme që të vizitojë kompaninë në fjalë.

Por Arifi thotë se në adresën e dhënë aty nuk ka gjetur as pronarin, e as kompaninë, mirëpo ai tha se në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, kanë gjëturzyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

Reagimi i plotë:

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që “të lobohet” për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

Ndiqeni!

(Kosova Sot Online)